Pse duhet të studioni në Kanada?
Cilësi në Edukim me kosto të përballueshme studimesh
Diplomat dhe kualifikimet kanadeze konsiderohen të barasvlefshme me ato të Shteteve të Bashkuara dhe vendet e tjera të sistemit Commonwealth.
Kanadezët shquhen për kampuset universitare ultra-moderne.
Programet e studimeve në Kanada janë të larmishme, ku përfshihet çdo degë e mundëshme në shkencat humane,
teknologji dhe shëndetësi si dhe disa programe shumë të specializuara mjedisore të disponueshme vetëm në këtë vend
(ose siç quhet ndryshe Great White North).
Një Komunitet i Sigurt
Kanadaja është një vend miqësor, i sigurt dhe me një standard të lartë jetese.
Për çdo student që është i shqetësuar për sigurinë personale jashtë vendit,
ofrohet Kanadaja si zgjedhja më e mirë për të ndjekur studimet, nisur nga normat e ulëta të kriminalitetit,
përfitimet e mëdha shëndetësore të studentëve si dhe universitetet e përqëndruara në sigurinë dhe shëndetin e tyre. Kanadaja renditet midis 10 vendeve më të sigurta në botë për t’u vizituar nga Indeksi Global i Paqes.
Kampuse High-Tech, Shtet High-Tech
Kur institucionet kryesore arsimore të botës u përshtatën me risitë teknologjike,
Kanadaja luajti një rol të rëndësishëm në këtë fushë dhe vazhdon të jetë në krye të trendeve të teknologjisë.
Ajo ka qenë vazhdimisht një lider ndërkombëtar në teknologjitë kompjuterike dhe informatike dhe ka reputacion për përsosmëri në sektorë të tillë si telekomunikacioni, transporti etj.
Mjedisë Multikulturalizmi
Një ndër politikat e Kanadasë është inkurajimi i kulturave të ndryshme.
Pra kemi të bëjmë me një mjedis mikpritës ku pothuajse të gjitha grupet etnike të botës janë të përfaqësuara.
Vendi siguron që zakonet dhe traditat e njerëzve të ruhen dhe vlerat e dinjiteti i të gjithë njerëzve të respektohen.
Mund të jesh thjesht vetvetja.
Mundësi emigrimit
Pas studimeve tuaja në Kanada, ju mund të dëshironi të bëni këtë vend shtëpinë tuaj të përhershme.
Nëse po mendoni të lëvizni për në Kanada, “Canadian Experience Class" mund t’ju ndihmoj për të arritur qëllimin tuaj.
Aplikantët duhet të jenë diplomuar dhe të kenë një vit eksperiencë pune.
Mund të aplikoni për një vizë të përhershme, procesi i të cilës zgjat nga 15 deri në 18 muaj.
Pas kësaj, Kanadaja mund të bëhet shtëpia juaj.
Puna gjatë studimit
Edhe pse Kanadaja është një opsion relativisht i përballueshëm, nuk ka dyshim se studimet jashtë vendit janë të kushtueshme.
Për fat të mirë, studentët ndërkombëtarë në Kanada kanë të drejtë të punojnë deri në 20 orë në javë gjatë kohës së shkollës dhe me orar të plotë (30 orë në javë) gjatë pushimeve të planifikuara si pushimet verore etj.
Disa nga partneret tanë në Kanada
Fanshawe College
Georgian College
University of Canada West
Niagara College
Brock University
Durham College
Humber College
Cenntenial College
Vanwest College
Georgian College
University of Canada West
Niagara College
Brock University
Durham College
Humber College
Cenntenial College
Vanwest College